Rrëfimi juaj/ Historia e Myftiut të fundit të diktaturës që pas prishjes së xhamisë u ngujua në banesë

Rrëfimi juaj/ Historia e Myftiut të fundit të diktaturës që pas prishjes së xhamisë u ngujua në banesë

Mustafa Rifat Dauti ka qenë Myftiu i fundit në Elbasan para ndalimit të fesë në 1967. Ai lindi në 1901 në Perlep të trojeve shqiptare në Maqedoni. Fisi Dauti në trevën e Maqedonisë ka qenë nga të parat fise që rrëmbyen armët dhe u ndeshen me ushtrinë serbe, për të mbrojtur tokën e tyre.

Babi i Hafiz Mustafa Dautit, Rifat Dauti, ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane në Perlep, në kohen kur u mblodh Kongresi i Manastirit dhe ka ndihmuar në krijimin e kushteve të mira për mbarëvajtjen e punimeve të këtij Kongresi, i cili më pas u quajt dhe Kongresi i parë i Drejtshkrimit. Me 1912, në kohën e Luftës Ballkanike u vra nga serbët në Manastir, duke e lënë një javë të ekspozuar për të trembur njerëzit që të mos merreshin me pune patriotike si ai.

Shtëpinë ia dogjën dhe fëmijët ia shpëtuan kushërinjtë. Mustafai së bashku me vëllain e tij pas vrasjes së babit u çua në Edrene të Turqisë dhe me pas në Stamboll. Ai vazhdoi shkollën fetare dhe në përfundim mori dhe titullin “Hafiz”. Me pas vazhdoi shkollën ne nivele te larta.

Hafiz Mustafa Dauti u martua me zonjën Safije, shqiptare e Maqedonisë dhe beri me të 2 fëmijë të cilët nuk jetuan. Me pas vajti hoxhë në një xhami në një lagje të Stambollit. Ne vitin 1933  ai rikthehet në Shqipëri, pas insistimit te mikut të tij nga Kosova Sali Vushiter,  i cili në atë kohë ishte minister i Reformës në kohën e Mbretit Zog.

Hafiz Mustafa Dauti do të kryente misione patriotike, duke sjellë ne Shqipëri mjaft shqiptarë të Maqedonisë, por dhe të Kosovës, duke i strehuar në organizonin e ushtrisë turke në qytetin e Elbasanit, qe sot njihet si lagja “Fushë Mbret”. Shtëpia e parë e ndërtuar në këtë lagje do te ishte ajo e Hafiz Mustafa Dautit, shtëpi të cilën e vizituan motrat e Mbretit Zog, komandanti i Oborrit Mbretëror, ministra dhe plot njerëz me pozitë.

Ditën që do të martohej Mbreti Zog, Hafiz Mustafai ishte një ndër 5 personat e ftuar në dasmën e tij nga qyteti i Elbasanit, çka tregonte që dhe vetë Mbreti Zog kishte një vlerësim për Myftiun. Por pas ikjes së Mbretit Zog, Hafiz Mustafa Dauti do të ndihmonte lëvizjen për çlirimin e vendit, duke strehuar brigada në banesën e tij në Fushë Mbret. Por, pas çlirimit ai asnjëherë nuk u vlerësua nga partia komuniste, por mbi të vërshuan sulmet dhe fëmijëve të tij iu mohua çdo e drejtë për studime të larta.

Dhimbja më e madhe për të do të ishte shkatërrimi i xhamive, ku nga viti 1967 dhe deri në fund te jetës së tij në 1991, Hafiz Mustafa Dauti nuk doli asnjëherë nga shtëpia dhe qëndroi i mbyllur në banesën e tij. Djali i tij, Ahmet Dauti në emisionin “Rrëfimi Juaj” tregon sesi sistemi komunist i mbylli familjes së tij çdo derë, dhe se jeta për të nuk ka qenë e lehtë për faktin se ai ishte djali i Hafiz Mustafa Dautit. 

Babai nuk ka shkelur ndonjëherë në një zyrë shteti. Përveçse e hoqën nga puna, vendosën t’i hiqnin dhe uniformën. Kjo bëri që babi të mos qarkullonte më. Derisa u sëmur dhe vdiq, nuk doli nga shtëpia. Kam në lagje motrën time, megjithëse bëri disa dasma nuk i vajti në asnjë gëzim. Nuk donte që të fuste dhe tjerët në telashe dhe vetë ndihej më mirë. Lagjja kishte shumë respekt për të.

Nuk erdhi prishja përnjëherë në 1967. Në fillim ishte politika, propaganda dhe atmosfera mbytëse ndaj fesë derisa erdhi puna që u prish me ligj në 1967. Prilli i 1967 është muaji që ka marrë babi rrogën nga shtetit i Myfti.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy