
Një shitës i një dyqani ushqimesh në qytetin lindor turk të Erzurumit u dërgua në spital pasi u hodh tutje nga erërat e forta të mërkurën e kaluar, teksa përpiqej të pengonte që ombrella jashtë dyqanit të merrej nga era.
Pamjet që gjeni më poshtë nga dyqani ushqimor ku punonte Burak Abuc, kanë fiksuar momentin momentin kur ai u hodh tutje nga një erë e fortë, bashkë me çadrën.
Mediat lokale raportuan se Abuc u mor rreth tre metra në ajër, para se të përfundonte në një rrugë jashtë dyqanit.
Ai u dërgua në spital ku u mbajt në monitorim për dy ditë para se të kthehej në shtëpi.



