Gjobë influencueses nga Dubai, hyri në plazhin rozë të Sardenjës

Gjobë influencueses nga Dubai, hyri në plazhin rozë të Sardenjës

Një influencuese me bazë në Dubai është gjobitur me 1800 euro për shkeljen e një plazhi me ngjyrë rozë në Sardenjë përpara se të shpërndante një seri videosh dhe fotosh në mediat sociale.

Gruaja mbërriti me gomone në bregun e Spiaggia Rosa, një plazh i famshëm për rërën rozë në ishullin e vogël Budelli të Sardenjës, duke injoruar të gjitha shenjat e ndalimit, sipas raportimeve në shtypin italian.

Turistëve u është ndaluar të ecin në plazh - nga i cili shpesh është vjedhur rëra - dhe të notojnë në det atje që nga vitet 1990, por ata mund të vizitojnë ishullin gjatë ditës me varkë dhe lejohen të ecin përgjatë një shtegu prapa plazhit.

Gruaja me origjinë braziliane që jeton në Dubai, i publikoi videot në në @Rogeriaguiadubai, një llogari në Instagram me më shumë se 35 000 ndjekës. Në një prej videove, ajo filmon gjurmët e saj në rërë në melodinë e La Vie en rose të Édith Piaf në sfond.

Shkelja, e cila dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, shkaktoi indinjatë në mesin e njerëzve në Sardenjë, duke nxitur oficerët e rojes bregdetare të arkipelagut La Maddalena, ku përfshihet edhe Budelli, të hetojnë më tej.

Ata e gjurmuan gruan në Dubai dhe e njoftuan atë për gjobën prej 1,800 €, nga të cilat 300 € për shkeljen e ndalimit dhe 1,500 € për mbërritjen në bord të një anijeje që nuk kishte autorizim aksesi për Budelli. Gruaja e mori me qira gomonen dhe pronari i kompanisë së qirasë nuk ishte në dijeni se ajo po planifikonte të shkonte në ishull.

Budelli është i pabanuar, megjithëse për më shumë se 30 vjet ishte shtëpia e një banori, Mauro Morandi, i cili kishte ngecur në ishull në vitin 1989 pasi katamarani i tij u prish gjatë rrugës për në Paqësorin jugor.

Morandi, i krahasuar nga disa me Robinson Crusoe, ia doli të jetonte aty dhe të bëhej kujdestari de fakto i ishullit, por në vitin 2021, në moshën 84 vjeç u detyrua të largohej nga autoriteti që menaxhon parkun kombëtar La Maddalena.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy