Ago: S’mund të themi se sezoni turistik është i mirë, rajoni më konkurrues se Shqipëria  (VIDEO)

Ago: S’mund të themi se sezoni turistik është i mirë, rajoni më konkurrues se Shqipëria (VIDEO)

Ekspertja e turizmit Blerina Ago deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se ky sezon nuk mund të konsiderohet i mirë, pasi ende s’jemi rimëkëmbur nga pandemia, dhe lufta Rusi-Ukrainë ka ndikuar në tkurrjen e turistëve evropian.

Ajo vuri në dukje se ka mungesë likujditeti, sezonaliteti, duke shtuar se vendet e rajonit mbeten më konkurruese në raport me Shqipërinë. Ndër të tjera ajo tha se shteti duhet të ndihmojë bizneset që ta mbajnë stafin në afatgjatë.

Çdo lloj problemi që krijohet në sezon turistik nuk përcjell një imazh të mirë. Kur problemet ndodhin, duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të komunikuar me turistët. Kur kemi të bëjmë me një plazh privat, mjafton që biznesi dhe autoritetet të kujdesen duke informuar në shqip dhe anglisht vizitorët dhe së dyti të jepet një informacion, nga prezenca online te sinjalistika për hapësirat publike dhe rregullat si duhen shfrytëzuar ato. Saranda është më specifike sepse edhe vija bregdetare është e kufizuar. Bashkia e Durrësit dhe e Vlorës kanë në dispozicion edhe plazhe publike.

Thirrja për plazhe private është bërë shumë para sezonit. Ka pasur tendencë për zgjidhje të problematikave. Nuk mund të themi që është sezon i mirë turistik, ku ende pa u rimëkëmbur nga pandemia, po hasim pasojat e një lufte, që po ndikon tregun evropian nga ku Shqipërisë i vijë turistët. Sa i përket tregut vendas, sot është bërë shumë e kushtueshme të kryesh pushime. Ndikohet nga pandemia, lufta, rritja e çmimeve. Shohim përpjekje të sipërmarrësve për të mbajtur bizneset në këmbë, por s’është e lehtë. Ka mungesë të theksuar lijkujditeti, ka sezonalitet të lartë. Ndryshime në momentet e fundit të politikave të udhëtimit. Vendet e rajonit janë më konkurruese sepse edhe përvoja është e lartë. Kemi fatin e madh të jemi në Mesdhe. Kjo na vë përballë një përgjegjësie të madhe që të ofrojmë shërbim me standarde. Sa i takon turistëve të huaj nuk shoh problematikë çmimet.

Problemi është a i ofrojmë për ato çmime turistit një shërbim me standarde. Udhëtimi i turistit nuk varet nga një restorant, varet nga shërbimet në shërbimet në aeroport, transporti, deri te shërbimet e privat. Nuk është e lehtë të menaxhosh eksperiencën e udhëtarit në 360 gradë. Duke qenë se bizneset punojnë në pak muaj nuk e mban dot stafin në afatgjatë. Duhet që shtetit t’i ndihmojë të mbajnë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy