TVSH për biznesin e vogël, çfarë deklaronte Rama në 2013-n dhe si ndikoi aksioni kundër informalitetit

TVSH për biznesin e vogël, çfarë deklaronte Rama në 2013-n dhe si ndikoi aksioni kundër informalitetit

Dy ditë më parë, gjatë një takimi në Fier, kryeministri Rama paralajmëroi shtirjen e TVSH-së mbi të gjithë bizneset e vogla. Në kuadër të konsultimit publik për buxhetin dhe paketën fiskale 2018, Rama deklaoi se të gjitha subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në  TVSH, por për këto biznese nuk do të ketë rritje taksash. “Do t’i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në  TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero. Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar”, tha kreu i qeverisë.

Para se të merrte mandatin e parë qeverisës, në fushatën e zgjedhjeve që do t’i jepnin pushtetin pas 8 vitesh qëndrimi në opozitë, Rama e vuri theksin pikërisht te nevoja që biznesi i vogël kishte për përkrahje.  

“400 mijë shqiptarë jetojnë me të ardhurat e biznesit  familjar, por biznesi i vogël jeton ditën e vetë më të keqe. I mbytur nga taksat, gjobat e padrejta dhe rënia e fuqisë blerëse, taksës së biznesit të vogël qeveria i shtoi edhe taksën e sheshtë 10% dhe TVSH 20%. Ne do ta rilindim  Shqipërinë, do të ulim taksat për 90% të shqiptarëve, do heqim taksën e biznesit të vogël, do të heqim taksën për ushqimet bazë, do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët, do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Me ne çdo familje që heton përmes biznesit të vogël do të rilindë, ky është zotimi ynë”, u shpreh Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2013.

Aksioni i parë antiinformalitet në vjeshtë të vitit 2015 ndikoi dukshëm te biznesi i vogël. Përballë 500 grupeve të inspektorëve tatimorë që nisën punën në terren, shumë biznese të vogla ulën qepenat.

Aksioni antiinformalitet i hapi rrugën një debati në lidhje me objektin e tij, pasi rëndonte mbi të vegjlit. Ekspertët sugjeruan strategji për të ruajtur biznesin e vogël, si një treg i sigurt vetëpunësimi.

Kohët e fundit, bizneset e mëdha i kanë kërkuar kryeministrit të përfshijë bizneset e vogla në TVSH si mënyra më e mirë për të parandaluar evazionin që krijon përshkallëzimi. Aktualisht bizneset e vogla lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin. Ndersa për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale. Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së. 

Vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël po studiohet pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka qenë gjithnjë kundër përjashtimeve fiskale, pasi ato janë burim evazioni. FMN ka pohuar në deklaratën e fundit në përfundim të Artikullit IV se “struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy