Policia identifikon autorin e zjarrvënies në Karaburun

Policia identifikon autorin e zjarrvënies në Karaburun

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar të zjarrëvënies në zonën pyjore të Karaburunit, si dhe autorët e dyshuar për zjarrëvënie në Sarandë dhe në fshatin Delisuf. Sipas informacioneve zyrtare, tre autorët e dyshuar janë arrestuar nën akuzën për zjarrëvënie të qëllimshme.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariateve në varësi të saj të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat”, njofton policia.

Ky shtetas dyshohet se në datën 27.07.2021, ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun. Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M., 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy