Prokuroria kërkon 30 ditë burg për biznesmenin që aksidentoi turistin rus

Prokuroria kërkon 30 ditë burg për biznesmenin që aksidentoi turistin rus

E.N / TemA TV

 

Sipas raportimeve më të fundit Prokuroria e Vlorës do të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg, me afat 30-ditor” për biznesmenin Fatmir Kuçi. Kjo me me motivacionin se organit të akuzës i duhen 30 ditë derisa të përfundojë ekspertizën në skafin e Kuçit dhe për të konfirmuar nëseishte apo jo shkaktar i vdekjes së turistit rus.

 

Nga ana tjetër kjo masë e kërkuar nga Prokuroria do të shqyrtohet të shtunën nga Gjykata e Vlorës, gjithmonë për dyshimet e ngritura mbi “vrasje nga pakujdesia” të shtetasit rus, 43 - vjeçari Denis Kaiumov, 43 vjeç. Gjithashtu bashkëngjitur me këtë kërkesë Prokuroria e Përgjithshme ka shpjeguar nga ana e saj të gjithë dinamikën e këtij aksidenti të ndodhur në det, në zonën e Himarës.

 

Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, sipas Prokurorisë, ka qenë pikërisht biznesmeni Fatmir Kuçi personi i parë që ka dalluar në det shtetasin rus gjatë kohës që kishte marrë plagë prerëse në trup dhe ka qenë po Kuçi personi që e ka transprotuar në Spitalin e Himarës. Kuçi ka mohuar se është personi që aksidentoi shtetasin rus. I ndodhur aktualisht në ambientet e paraburgimit biznesmeni ka deklaruar për organin e akuzës se Kaiumovin e ka gjetur rastësisht në det, dhe bashkë me një tjetër person e ka ngjitur në skaf.

 

Këtë version, ende jo përfundimtar, Prokuroria e bazon edhe tek deponimet e 3 dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Mes këtyre të fundit përfshihet edhe djali i Fatmir Kuçit, Joni Kuçi. I biri i biznesmenit ka deklaruar se ka parë të atin të ngjiste në bordin e skafit të tyre viktimën, gjatë kohës që vet ishte duke lundruar aty pranë me në një motor uji dhe ka qenë pikërisht i ati i cili i ka kërkuar që të drejtohej me shpejtësi drejt bregut për të njoftuar ambulance.

 

Në raportin e saj Prokuroria e Përgjithshme shton edhe faktin se Kaiumov kishte ardhur si pushues, së bashku me familjen, prej 15 ditësh, dhe kishte frekuentuar zonat përreth Himarës. Kur Kaiumov ka hyrë në det për here të fundit bashkëshortja me vajzën janë larguar drejt shtëpisë së pushimit. Ky moment ka qenë kontakti  i tij me gruan dhe vajzën, të cilat janë njoftuar më vonë mbi ngjarjen e rëndë, gjatë kohës që trupi i tij po dërgohej drejt Spitalit të Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy