Sot nis aplikimi i gjobave për qeset/ Tregjet respektojnë vendimin, por jo shitësit ambulantë. Qytetarët: Kostoja është e tepërt

Sot nis aplikimi i gjobave për qeset/ Tregjet respektojnë vendimin, por jo shitësit ambulantë. Qytetarët: Kostoja është e tepërt

Duke filluar nga sot 1 korrik, do të aplikohen penalitete në gjoba për bizneset dhe qytetarët që nuk e respektojnë mos përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

Nga një vëzhgimin i MCN TV në kryeqytet rezulton se shumica e tregjeve ia janë përmbajtur legjislacionit.

Ata që duket se e respektojnë më pak masën duket se janë shitësit ambulantë, që vijojnë të shesin herë pas here me qeset njëpërdorimshe.

Qytetarët nuk e presin mirë rritjen e kostos që qeseve me 10 deri në 20 lekë të reja. Penaliteti fillestar fillon me 500 mijë lekë të vjetra, duke vazhduar me 1 milionë lekë në rast të përsëritjes së shkeljes, dhe mandej duke vijuar me 1,5 milionë lekë.

Një qytetare shprehet për MCN Tv se “ka dy vjet që e përdor trastën”, duke shtuar se nuk është ndikuar nga masa. Një tjetër qytetar thotë se “kostoja e qeses është 100, 200 lekë të vjetra”. Ai shton se “kostoja është e rëndë. Kostoja duhet të ishte e përfshirë në pazar”.

Një tregtar thotë: “I kemi larguar qeset komplet. Sot nuk kanë ardhur kontrolle, por kanë ardhur më përpara. Kanë parë që kemi marrë qese të reja. Kur qytetarët bëjnë pazar të mire, s’u mbajmë lekë për qeset. Kostoja e qeseve është nga 60, në 70, 80 lekë”.

Një qytetare thotë se “për qytetarin kostoja e qeseve është e tepërt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy