
Shuma e kohës që fëmijët kalojnë kohë para dritës së pajisjeve tekonologjike nuk u sjell probleme me gjumin thuhet në studimin e Universitetit të Oksfordit.
Kjo bie ndesh me hulumtimet e mëparshme që sugjeronin se koha e tepërt para ekranit ishte e lidhur me fëmijët që nuk arrinin të bënin gjumë të mirë gjatë natës dhe nuk bënin pushim të mjaftueshëm, shkruan BBC.
Por një mjek i përgjithshëm i Britanisë së Madhe tha se gjetjet nuk përputhen me përvojën e tij klinike.
Studimi, i kryer nga Instituti i Internetit në Oksford, u mbështet në të dhënat nga një studim amerikan i vitit 2016 mbi shëndetin e fëmijëve, në të cilin prindërit nga mbarë vendi përfunduan anketime rreth familjeve të tyre.
Koha e "ekranit dixhital" të fëmijëve u bazua në përgjigjet e dy pyetjeve në lidhje me zakonet e ditëve të javës së fëmijëve të moshës ndërmjet gjashtë muajve dhe 17 vjetëve:
Të dhënat tregojnë se adoleshentët që ishin të fiksuar pas teknologjisë flinin pak më gjatë se homologët e tyre, të cilët kishin kaluar shumë pak nga dita e tyre para një ekrani.
Për shembull, adoleshentët që nuk ishin para një ekrani për ndonjë pjesë të ditës fjetën gjithsej tetë orë dhe 51 minuta gjumë.
Ata që kishin kaluar tetë orë nga dita e tyre ngjitur në një ekran, fjetën tetë orë dhe 21 minuta gjumë.
Rreth 50.000 të rinj ishin pjesë e anketës nga çdo shtet në SHBA.
Studimi, i publikuar në "Journal of Pediatrics", thotë se çdo orë e kohës së ekranit ishte e lidhur me tre deri në tetë minuta më pak gjumë në një natë.
Ekranet tani janë një element i fëmijërisë moderne dhe profesionistët dhe prindërit po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësime se koha që fëmijët i kushtojnë pajisjeve ndikon në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Kur vjen puna për të fjetur, ka shqetësime se fëmijët i marrin pajisjet në shtrat dhe vazhdojnë t'i përdorin kur duhet të flenë.
Të tjerët kanë shprehur shqetësime në lidhje me rolin që drita blu lëshuar nga pajisjet e tilla luan në zakonet e gjumit dhe një hormon të lidhur me të.
Kështu, shqetësimet e prindërve duhet të marrin fund pasi gjumi i fëmijëve të tyre nuk ndikohet nga pajisjet teknologjike apo ekrani.



