Basha publikon të dhënat e OBSH-së: Ekonomia në kolaps, Rama ka humbur kontrollin

Basha publikon të dhënat e OBSH-së: Ekonomia në kolaps, Rama ka humbur kontrollin

Kryetari i opozitës e ka nisur ditën e sotme më një sërë akuzash mbi kreun e qeverisë Edi Rama për situatën e krijuar nga pandemia.

Basha ka publikuar shifra të nxjerra nga OBSH, që tregojnë se familjet shqiptare janë varfëruar me 8% për të mbuluar shpenzimet e Covid-19.

Kreu i demokratëve shprehet se Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se ekonomia dhe shëndetësia kanë rënë në kolaps.

“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps.” shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy