
Operacioni për të rindërtimin e katedrales “Notre-Dame” të shkatërruar nga zjarri po hyn në një fazë të rrezikshme, ndërkohë që inxhinierët po fillojnë përgatitjet për heqjen e skelave, të cilat mund të provokojnë një kolaps të mëtejshëm.
Katedralja e Parisit humbi çatinë në flakën e 15 prillit, por kullat kryesore të kambanave, muret e jashtme dhe shumica e tavanit të harkuar mbijetuan, së bashku me relikte fetare dhe vepra arti.
Pas Krishtlindjes së parë në më shumë se dy shekuj pa shërbesa, puna rifilloi të enjten për përgatitjet e rindërtimit që do të fillonin në 2021.
Ekipet inxhinierike kanë sjellë në një vinç prej 75 metrash që tani po ngrihet mbi katedralen pjesërisht të shkatërruar.
Duke filluar nga muaji shkurt, detyra e tyre e parë delikate do të jetë heqja e 250 ton skelave të dëmtuara të instaluara për një rinovim të planifikuar para zjarrit.
"Ne nuk e dimë se si kjo do të ndikojë në stabilitetin e strukturës", tha një zëdhënës i dioqezës së Kishës Katolike në Paris.
Ndërtesa monitorohet nga dhjetëra sensorë, detektorë plasaritje dhe lazer për të pikasur çdo shenjë paqëndrueshmërie, në mënyrë që punëtorët të mund të evakuohen me shpejtësi dhe dëmtimet të minimizohen. /Reuters/



