
Gjykata e Pogradecit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçaren Erisa Ferro, Likmet Bashën si dhe 17-vjeçarin me inicialet M.K.
Kjo ishte masa e kërkuar nga Prokuroria për tre të akuzuarit mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
28-vjeçarja, punonjëse e IT te AKSHI dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga Policia e Korçës dy dite me parë, teksa po transportonin 58 kg kanabis sativa drejt Maqedonisë së Veriut.
Ferro përdorte badge-n si punonjëse e AKSHI-t për të shmangur postblloqet e policisë.
Ajo nuk u është bindur uniformave blu për të ndaluar, por pasi është zbritur me forcë nga automjeti, në makinë u zbulua lënda narkotike.
Dyshohet që ishte hera e katërt që 28-vjeçarja ishte përfshirë në aktivitetin e transportit të drogës, duke siguruar kalimin e postblloqeve të policisë.



