
Aktivistja iraniane Sepideh Gholian është liruar nga burgu pas rreth katër vite e shtatë muaj paraburgim.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë Gholian në Twitter duke postuar një video në të cilën shihet duke bërtitur nga gëzimi në rrugë pa mbulesë, e cila është e detyrueshme në publik për gratë në Republikën Islamike.
“Këtë herë dola me shpresën për të parë lirinë në Iran”, shkroi aktivistja.
28-vjeçarja u arrestua në vitin 2018 gjatë një proteste sindikaliste dhe pasi u lirua me kusht, denoncoi torturat dhe abuzimet e vuajtura në burg. Në vitin 2019, ajo u burgos përsëri.



