Covid 19/ Rusia regjistron vaksinën e parë nëpërmjet spërkatjes në hundë

Covid 19/ Rusia regjistron vaksinën e parë nëpërmjet spërkatjes në hundë

Ministria e Shëndetësisë ruse tha nëpërmjet një deklarate se Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë nëpërmjet spërkatjes në hundë kundër koronavirusit.

Ministria ruse e Shëndetësisë ka regjistruar formën e sprajit nazal të vaksinës së koronavirusit Gam-COVID-Vac (Sputnik V) të zhvilluar nga Instituti Kërkimor i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya i Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, vaksina përbëhet nga dy komponentë të bazuar në vektorët e adenovirusit të tipit 16 dhe tipit 5. Të dy dozat do të administrohen me një interval prej tre javësh.

Ky lloj vaksinimi krijon imunitet mukozale kundër koronavirusit brenda traktit respirator. Përdorimi i një spraji nëpërmjet hundës shkakton një përgjigje imune humorale dhe një përgjigje imune qelizore ndaj infeksionit të shkaktuar nga SARS-CoV-2.

Vaksina është menduar për imunizimin e individëve mbi 18 vjeç.

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha më herët se përdorimi i vaksinës kundër koronavirusit me spraj nëpërmjet hundës do të përfshihej në rekomandimet për injeksione përforcuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy