Sundimtarët ushtarakë të Sudanit dhe aleanca kryesore e opozitës në Khartoum kanë filluar të bisedojnë se kush duhet ta çojë Sudanin drejt zgjedhjeve, deklaron Reuters.
Më herët, aleanca kryesore e opozitës në Sudan ishte shprehur se ishte e përgatitur për bisedime të drejtpërdrejta me sundimtarët ushtarakë të vendit mbi çështjen se kush duhet të kryesojë një këshill sovran, i cili do ta udhëheqë Sudanin gjatë tranzicionit në demokraci. Por, bisedimet midis të dyja palëve u shembën pasi shërbimet e sigurisë bastisën një kamp proteste jashtë Ministrisë së Mbrojtjes më 3 qershor.



