Bologna shtang Interin, e përmbys në ‘San Siro’

Bologna shtang Interin, e përmbys në ‘San Siro’

Inter ka bërë një figurë aspak të hijshme ditën e sotme në Seria A ku pas fitores tenistike 6-0 kundër Brescia është mposhtur në San Siro me përmbysje 1-2 kundër Bologna-s.

Takimi i vlefshëm për javën e 30 të kampionatit nisi shumë mirë për zikaltërit, pasi në minutën e 22 gjetën golin e avantazhit me Lukaku-n pas disa tentativave të njëpasnjëshme. Në minutën e 57 u duk se gjithçka u bë më e lehtë për të zotët e shtëpisë pasi Bologna mbeti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Soriano-s.

Më tej Lautaro do të humbte një penallti, ndërsa në minutën e 74 Jëara do të gjente golin e barazimit, duke shtangur skuadrën e Conte-s. Nga këtu gjërat do të merrnin tatëpjetën pasi Bastoni doli me karton të kuq, para se Barroë të përmbyste rezultatin, duke i dhënë një trepikësh Bologna-s që e ngjit në vendin e 9.

Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje deri në përfundim të kampionatit, duket se sezoni për Interin mund të konsiderohet i mbyllur, pasi ndodhet 11 pikë larg Juventusit kryesues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy