Një ditë para ndeshjes me Spanjën në “Loro Boriçi”, disa tifozë i kërkojnë kryeministrit Rama të mos shkojë në stadium për të ndjekur ndeshjen.
Teksa i shkruajnë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ata i thotë të mos jetë i pranishëm, pasi konsiderohet si ters dhe për rrjedhojë Shqipëria do të humbasë.
“Vetëm në stadium mos hajde kundër Spanjës të fitojmë, se po erdhe do e hamë si Kosova”, ka shkruar komentuesi.
E pas kësaj, vetë kreu i Qeverisë ka filluar të komunikojë virtualisht me të dhe shumë komentues të tjerë, duke i dhënë përgjigje sipas mënyrës së tij.
“Jo, do vij, se po s’erdha do humbasim e do jesh ti tersi pastaj”, është përgjigjur Rama. Ndërsa një tjetër tifoz i shkruan:
“Rama tersi i Shqipërisë edhe Kosova prej teje u rrah, në stadium nuk të duam ma asnjëherë sepse je i pavlerë”. Por, edhe këtij komentuesi Rama nuk ia ka përtuar duke i thënë se atë nuk po e pyet njeri. “Po kush po të pyet ty në fund të fundit”.
