Një shqiptar u arrestua dje në Itali, pasi u kap me një kg heroinë të cilësisë më të lartë, së bashku me një bashkëpunëtor italian. Karabinierët e Marcianises kanë nadluar për kontroll në autostradë një mjet me të cilin udhëtonin një shtetas italian 40-vjeçar dhe një shqiptar 38 vjeç.
Të dy kanë deklaruar se sapo kishin zbritur në portin e Barit nga Shqipëria.karabinierët ishin në dijeni të precedentëve penalë në fushën e narkotikëve të italianit dhe menjëherë u ka tërhequr vëmendjen një çantë që shqiptari mbante në krah. Pas kontrollit, policia ka gjetur 4 pako me heroinë të pastër me peshë mbi 1 kg.



