Lorin Kadiu, drejtor ekzekutiv i “Citizens Channel”, e cilëson të panevojshëm komisionin për dezinformimin. Ai thotë se në rastin më të keq, ky komision nuk do të sjellë asgjë që është konsensuale.

Shqipëria nuk është vend imun ndaj dezinformimi. Por dezinformimi është I ulët. Ka përpjekje serioze për ta matur. Ngritja e këtij komisioni ad hoc është një përpjekje për të krijuar shumë zhurmë për asgjë. Kemi ca hije nga e shkuara dhe një përpjekje që kemi qenë aty për ta kundërshtuar dhe sot jemi vigjilentë për të parë se çfarë drejtimi do të marrë. Duhet të themi se tani në prag të fushatës elektorale, tendencat për ta kontrolluar median nisin e shtohen.

Kadiu tha se media që ai drejton ka qenë subjekt i sulmeve të ndrysme për shkak të vijës editorial.

Dezinformimi ka prapavijë politike. Vendet e tjera të rajonit që janë të prekura nga dezinformimi rus nuk kanë ngritur komisione. Jemi në prag të fushatës elektorale. Intimidimi është më i madhs e kurrë. Ne në Citizens kemi qenë subjekt i një sulmi shumë të sofistikuar, që kemi arsye të mendojmë se na ka ardhur për shkak të linjës editoriale.

Një fenomen është se si eksponenetë të akademive politike po promovohen dhe po bëjnë fact-checking, pra atë që është misioni i medias. Nëse duam të luftojmë dezinformimin duhet të shikojmë fillmisht të mos e promovojmë.