NASA: Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, i hapur për biznes

NASA: Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, i hapur për biznes

Tashmë është zyrtare: Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është i hapur për biznes.

Zyrtarët e NASA-s zbuluan të premten një plan për të lejuar kompanitë private të përdorin stacionin e hapësirës që në vitin e ardhshëm.

Sipas këtij plani, deri në dy misione private të astronautëve në vit do të lejohen të vizitojnë stacionin hapësinor deri në 30 ditë. Kjo do t'u ofrojë kompanive mundësinë për të kryer eksperimente dhe aktivitete të tjera atje.

"Ne nuk kemi asnjë ide se për çfarë lloj krijimtarie dhe idesh bëhet fjalë që mund të vijnë nga industria private", tha Bill Gerstenmaier, administrator i asociuar i Drejtorisë së NASA-s për Hulumtimin Njerëzor dhe Misionet Operative në Uashington.

Hapja e stacionit për ndërmarrjet tregtare do t'i mundësojë agjencisë hapësinore përqendrimin e burimeve të saj për kthimin e astronautëve në hënë dhe për një mision pasues në Mars. "NASA nga vetë natyra e saj është një agjenci eksplorimi", tha Gerstenmaier.

Robyn Gatens, zëvendësdrejtor i programit të stacionit hapësinor në selinë e NASA-s në Uashington, tha se fluturimet e para komerciale në stacion mund të fillojnë në vitin 2020.

Astronautët privatë do të jenë në gjendje të fluturojnë në stacionin në një kapsulë komerciale, të tilla si Creë Dragon SpaceX ose CST-100 Starliner i Boeing (të dyja janë në proces zhvillimi, pasi ende nuk i mbajnë njerëzit). Një fluturim në stacionin hapësinor ka të ngjarë të kushtojë rreth 58 milionë dollarë për pasagjer, me një qëndrim në stacion që kushton rreth 35,000 dollarë për një natë për çdo astronaut, tha Jeff Dewit, zyrtari kryesor financiar në selinë e NASA-s.  /Sipas EuroNews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy