Basha: Më 16 shkurt i japim fund kësaj qeverie bandite. Rama: Qentë le të lehin, vazhdimin e dini

Basha: Më 16 shkurt i japim fund kësaj qeverie bandite. Rama: Qentë le të lehin, vazhdimin e dini

Kryedemokrati Lulzim Basha udhëtuar drejt Burrelit, nga ku i ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestës që PD ka paralajmëruar për 16 shkurt. Basha tha se gjatë takimeve nga jugu në veri ka parë një revoltë të madhe popullore, që do të arrijë kulmin të shtunën në orën 11:00, përballë Kryeministrisë.

“Kjo është java vendimtare për Matin për Shqipërinë, për fatin evropian të Shqipërisë. Faleminderit për këtë temperaturë vere në ditë shkurti. Kam parë kudo që kam qenë varfërinë, tradhtinë ku Edi Rama me bandën e hajdutëve kanë bërë ndaj çdo shqiptari. Kam parë pamundësinë ekstreme të prindërve që nuk sigurojnë dot fëmijëve bukën e gojës. Kriminelët në vend qe të rrinë në burg, nxirren nga burgu nga kjo qeveri. Kjo është e përditshmja e kësaj qeverie. Një palo-kryeministër, që rri sallave nuk di t’ia dijë për hallet tuaja. Sot ka shkuar thika në palcë. Kam ardhur sot në Mat jo vetëm për të parë si jeni. Unë me ju kam qenë dhe me ju do të jem. Bashkë me gjendjen e dëshpëruar ku ndodhet vendi kam parë  një zgjim të madh të popullit”, ka thënë Basha.

Sipas kreut të PD-së, protesta e së shtunës do të shënojë një kthesë në raportin e qeverisë me popullin. “Me 16 shkurt do t’i japim fund kësaj qeverie bandite. Të shtunën miqtë e mi mos harroni  se në anën tjetër të gardhit të policëve është kryehajduti që është kapur duke vjedhur lekët tuaja, paratë tuaja. Kurrë populli pas 16 shkurtit nuk do të këtë frikë qeveritë, por qeveritë do ta kenë frikë atë. Të mos largohemi nga sheshi pa larguar sistemin e kalbur që iu vjedh çdo ditë. Një ditë e re do të agojë për shqiptarët”, tha Basha.

Në lidhje me këtë deklaratë, nuk vonoi përgjigjja e kryeministrit Rama. Me anë të një statusi, me të cilin njofton se sheshi “Skënderbej” është në finalen e një konkursi prestigjioz të arkitekturës, Rama lë të kuptohet se pavarësisht asaj që paralajmëron opozita, përfundimi dihet.

“E paimagjinueshme, deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”, shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy