Operacion antidrogë në Elbasan/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

Operacion antidrogë në Elbasan/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar sot në Elbasan në kuadër të një operacioni antidrogë që ka përfshirë 7 bashki të qarkut. 

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe deri tani janë arrestuar 40 persona, sipas informacioneve paraprake.

Siç raporton korrespondentja e MCN në Elbasan, ende nuk ka detaje të plota për natyrën e arrestimeve dhe nëse ndonjë prej personave të arrestuar është një nga ata që kërkohen nga autoritetet. Po ashtu, nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me kapjen e ndonjë prej personazheve të njohur në botën e krimit.

Gjatë kontrollimeve në banesa, janë gjetur armë dhe lëndë narkotike të ndryshme. 

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që operacioni të ketë pasur si qëllim ndalimin e individëve me lidhje me grupe kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy