Nisin reshjet e borës në zonat malore. Reshjet për momentin kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë mbi 1600 m.
Ato kanë qenë të lehta dhe nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve nisur edhe nga fakti që jemi në fundjavë dhe zona ka vizitorë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat koktraktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.
Këshillohet për drejtuesit që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe përdorin goma dimërore.



