Arrestimi i dy personave nga Kosova për spiunazh/ Dashevci: Tentuan të shtrembërojnë faktet e masakrës së Reçakut

Arrestimi i dy personave nga Kosova për spiunazh/ Dashevci: Tentuan të shtrembërojnë faktet e masakrës së Reçakut

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë arrestuar dje nën dyshimin për spiunazh se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. Policia e Kosovës bënë të ditur se hetimet kanë nisur qysh në vitin 2023, dhe se ata kanë realizuar një aksion në dy lokacione në qytetin e Ferizajt për kapjen e tyre.

 

Drupal Ad

 

 

 

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Arben Dashevci në një komunikim për MCN lajme, e vlerëson aksionin si fitore të Agjencisë kosovare të Inteligjencës dhe disfatë për BIA-s serbe.

Policia arriti ti arrestoj këtë të dyshuar. Hetimet kanë qenë gati një vit duke vazhduar për të dyshuarit

Në aspektin e sigurisë do të thotë fitore për Agjencinë kosovare të Inteligjencës, fitore për Policinë e Kosovës dhe disfatë për  Shërbimin Sekret serb- BIA-n, që është gjithmonë 24 orë i përkushtuar që ta destabilizojë Republikën e Kosovës.

Por, duke pasur parasysh se ne kemi kapacitetet e plota për veprim si në sigurinë nacionale ashtu edhe në sigurinë publike, u dëshmua se e ka të vështirë Serbia ti realizoj synimet e saj.

Eksperti i sigurisë thotë se arrestimi i tyre për spiunazh, sipas informacioneve, besohet të jetë bërë për shtrembërim të fakteve të një ndër masakrave me të mëdha gjatë luftës në Kosovës, asaj të Reçakut.

Bëhet fjalë për një rajon në Kosovë, për Reçakun dhe masakrën e halltarshme që ka ndodhur atje. Kanë tentuar sipas organit të akuzën, ti shtrembërojnë ndonjë fakt nga masakra, mirëpo ajo masakër ka ndodhur, viktimat dihen botërisht. Preja saj masakre, ka filluar edhe bombardimi i Serbisë nga NATO.

Ky është një dështim i Serbisë në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy