
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar marrëveshjen për asosacionin e komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për Klan Kosova, Vuçiç u pyet nëse e sheh si tentim për bosnjizim të Kosovës këtë marrëveshje.
“Pse e keni nënshkruar atëherë. Çfarë kërcënimi? Prisni, përse është ky një kërcënim? Këtë e kemi nënshkruar si detyrim bazë i Prishtinës e jo si një kërcënim pasi për ne kërcënim më i madh kanë qenë të gjitha këto marrëveshje të cilat i kemi nënshkruar”, deklaroi Vuçiç.



