Aplikacioni TikTok ka tejkaluar 2 miliardë shkarkime në një shkallë globale, nga dyqanet e App Store për iPhone dhe Google Play për pajisjet Android. Aplikacioni kishte tejkaluar 1.5 miliardë shkarkime pesë muaj më parë.
Në tremujorin e parë të këtij viti, TikTok raportoi mbi 315 milion shkarkime nga dy dyqanet. Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga një aplikim në një tremujor, theksojnë analistët, të cilët ia atribuojnë rekordin masave të epidemisë dhe të izolimit social të koronavirusit.
India është vendi i parë për TikTok, me 611 milion shkarkime. E dyta është Kina, ku aplikacioni quhet Douyin, me 196.6 milion instalime. Të dhënat, megjithatë, duken shumë të nënvlerësuara, sepse nuk përfshijnë shkarkime të bëra nga dyqane për Android, përveç Google Play, i cili nuk është i disponueshëm në Kinë. Në SHBA., vendi i tretë, aplikacioni është shkarkuar 165 milion herë.



