Në Komisionin e Sigurisë u diskutua sot projektligji për Policinë e Shtetit, në të cilët parashikohet disa ndryshime përfshirë edhe emërimin e drejtuesve të lartë përmes konkurrimit.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se ky projektligj është shumë i nevojshëm dhe duhet të kishte kaluar kohë më parë.
Sipas Bregut, ligji i ri do i japë impakt strukturave të Policisë së Shtetit për t’u futur në konkurrim.
Është i nevojshëm dhe duhet të kishte kaluar kohë më parë. Më parë ministrat ishin mësuar me po ata drejtorë dhe kishin krijuar një raport miqësor dhe nuk do donin drejtues të tjerë. Sot duam patjetër një histori të tillë.
I jep ndryshim dhe i jep një impakt strukturave të Policisë së Shtetit për t’u futur në një konkurrim. A do ketë ndonjë ndërhyrje? Absolutisht që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është akord i plotë mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do mbetet kështu. Pse? Se është garantori më i madh i proceseve zgjedhore.
Në lidhje me idenë e ministrit Balla për policimin vullnetar, Bregu tha:
Është hedhje ide në publik se mos ndonjë prej ish-policëve i bashkohet kësaj nisme për të ndihmuar në afërsi të shkollave.



