Në konferencën e sotme për media, kryeministri Edi Rama, foli edhe për skandalin e incineratorëve ku i arrestuar është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Përgjegjësia është individuale tha Rama, por a mund të ketë përgjegjësi individuale në një qeveri, ta quajmë, të centralizuar?
Lidhur me këtë aspekt, në studion e lajmeve, gazetari Mustafa Nano tha se pëlqen cilësinë e Ramës për ti nxjerrë para përgjegjësisë atyre që “u del emri”, sepse sipas tij, ai ka thënë që secili të jap përgjegjësi individuale, poqese ka bërë shkelje.
“Hetimi mund të nxjerrë edhe në baza kolektive, mund të shkojnë edhe emra të tjerë. Rama përpiqet ti paraprijë kësaj situate, ai thotë se kujt ti dalë emri, të shkoj të jap përgjegjësi, Nuk e di pse e bën Rama, këtë, por më pëlqen si çasje, kujtdo njeri ti dali emrin, të shkoj atje të japi përgjegjësi.
Ndërkohë sipas gazetarit Arian Çani, një nga aftësitë që e karakterizon Ramën është fakti se ai në çfarëdo aspekti nuk lë gjurmë.
“Rama është dinak një nga aftësitë e tij më të mëdha është se Rama është njeriu që nuk lë asnjëherë gjurme, ndoshta tingëllon naive, sepse në përgjithësi njerëzit lënë gjurma, se di kush ja ka mësuar, por është fuqia e tij më e madhe. Rama nuk kalon mesazhe, po i the ndonjë gjë për x persona, ti sot s’ke një njeri që thotë Rama më ka thënë këtë gjë, më ka bërë këtë gjë. Është përgjegjësi individuale, sepse Rama nuk lë gjurmë, edhe po të ketë të bëj, nuk lë gjurmë, nuk ka “drejtësi” që ta kapi, s’po them për këtë, sepse kjo drejtësi është e tij, por edhe të tjerat që mund te vijnë”.



