Një indiane shpallet “E reja e vitit” nga revista “Time”

Një indiane shpallet “E reja e vitit” nga revista “Time”

Gitanjali Rao është nominuar si "Njeriu i ri i vitit" për vitin 2020 nga e përjavshmja amerikane “Time”. 15-vjeçarja me origjinë indiane jeton në Denver, Colorado, dhe ka shpikur disa aplikacione të reja teknologjike, mes të cilave dhe një pajisje për të zbuluar shkallën e ndotjes në ujin e pijshëm dhe një aplikacion për të verifikuar bullizmin online.

Gitanjali u zgjodh midis 5 000 të rinjve amerikanë. Emri i saj ishte në mesin e 5 finalistëve të zgjedhur nga një juri të rinjsh të koordinuar nga prezantuesi televiziv, Trevor Noah.

Në një intervistë me Angelina Jolie - aktore dhe ambasadore e çështjeve humanitare - Gitanjali është shprehur: "Unë nuk jam shkencëtarja tipike: zakonisht ajo që shoh në televizione është një mashkull i bardhë i një moshe të caktuar. Padyshim që unë jam ndryshe. Qëllimi im nuk është vetëm të shpik diçka për të zgjidhur problemet, por edhe të jem shembull për të tjerët. Nëse unë mund ta bëj, mund ta bëni edhe ju!”.

Revista Time "zgjedh" njeriun e vitit që nga viti 1927. Me kalimin e kohës, revista e përjavshme amerikane futi edhe gratë në listën e të nominuarve dhe këtë vit kaloi në kategorinë "I riu i vitit". Vitin e kaluar, Greta Thunberg, aktivistja e re suedeze 16-vjeçare, u zgjodh "Njeriu i vitit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy