Tjetër takim mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta u zhvillua këtë të mërkurë në mëngjes.
Ndryshimet e kërkuara në paketën fiskale nga drejtues të LSI-së, duket se kanë qënë pjesë e bisedës mes kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.
Takimi Rama-Meta zgjati rreth një orë dhe është zhvilluar në selinë e kryesisë së Kuvendit.



