Kalaja: Rama e ka lëshuar Veliajn një vit më parë, ka zgjedhur edhe zëvendësuesin (VIDEO)

Kalaja: Rama e ka lëshuar Veliajn një vit më parë, ka zgjedhur edhe zëvendësuesin (VIDEO)

Avokatja Adriana Kalaja thotë se kryeministri e ka përzgjedhur tashmë pasuesin e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Në studion e MCN TV, Kalaja tha se Blendi Gonxhe do të zëvendësojë Veliajn, të cilin Rama e ka lëshuar që pas skandalit të kompanisë 5D.

SPAK-u të na thotë në çfarë statusi është Erion Veliaj. Edhe në raport me atë që ka ndodhur ditën e premte është në interes të publikut të thuhet se ka dalë ky vendim. BKH nuk shkon pa mandat te numri dy i qeverisë. Edi Rama ka marrë masa sepse ka dijeni të plotë. Ai ka bërë disa llogari elektorale dhe ka menduar që lëvizja e Erion Veliajt para zgjedhjeve lokale mund të ishte e dëmshme. Edhe vetë SPAK është në një situatë që nuk e mbron dot Veliajn, ndaj për Partinë Socialiste ai po bëhet kosto. Në dijeninë time është projektuar edhe zëvendësuesi. Është Blendi Gonxhe. Rama e ka lëshuar Veliajn që në verën e vitit 2023.

Kalaja tha se nuk është sekuestruar vetëm telefoni i bashkëshortes së Veliajt, por edhe aparate të tjera elektronike. Sipas saj, ndaj kryebashkiakut të Tiranës mund të dalë shumë shpejt një masë sigurimi.

Janë sekuestruar jo vetëm telefoni i Ajola Xoxës, por edhe aparate të tjera elektronikë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me të vëllain e Veliajt. Di që ka vendim për sekuestrimin e telefonit të Veliajt. Ka pasur dhe një aplikacion përmes të cilit Veliaj drejtonte këtë korrupsion me drejtuesit e vet që janë sot pas hekurave. Thashethemet që nuk kanë punë me Erionin po me Ajolën nuk janë të vërteta. Janë vjehrra e Erion Veliajt, daja i Ajola Xoxës, etj që kanë përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës, qartazi në konflikt interesi. Ajola po hetohet si bashkëshorte e tij. Të gjithë familjarët po hetohen se po hetohet Erion Veliaj. Që nga e premtja Veliaj është person nën hetim dhe shumë shpejt ndaj tij do të dilet me një masë sigurimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy