
GJKKO ka rrëzuar kërkesën Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, lidhur me vendimin për pranimin ose jo të kërkesës së SPAK, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet ne njoftimin e gjykatës.



