Koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan. Shkencëtarët e OBSH-së po mbajnë sot një konferencë për të hulumtuar origjinën e Covid në Kinë, gjatë së cilës deklaruan se është “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi të dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që të mos studiohet më tej në teori.
Në vend të kësaj Peter Embarek, udhëheqësi i ekipit të OBSH-së, tha që studime të mëtejshme duhet të kryhen nëse virusi është importuar në vend - ndoshta përmes mishit të ngrirë të shitur në tregun në Wuhan, nga ku u zbuluan rastet e para të të infektuarve.
Ai gjithashtu mbështeti pohimet se nuk ka prova të transmetimit në “Wuhan ose diku tjetër” në Kinë para dhjetorit 2019, megjithëse provat në rritje tregojnë se virusi po qarkullonte globalisht që nga shtatori.
Eksperti i viruseve në OBSH tha në konferencën për shtyp se puna për të identifikuar origjinën e koronavirusit tregon për një rezervuar natyror në lakuriqët e natës, por nuk ka gjasa që ato të ishin në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua shpërthimi në fund të vitit 2019.
Sipas tij hipoteza që koronavirusi transmetohet përmes tregtisë së produkteve të ngrira është e mundur dhe se rruga e virusit nga kafsha në tregun Huanan mund të ishte shumë e ngatërruar dhe mund të ketë kaluar kufijtë.
“Aty ishte përhapur midis njerëzve që ishin atje dhe jetuan dhe punuan dhe vizituan tregun Huanan gjatë gjithë dhjetorit. Se si u prezantua dhe u përhap në treg është ende e panjohur. Ne kemi një hartë dhe kemi hartuar me kalimin e kohës përhapjen e virusit midis rasteve të mëparshme që ishin të lidhura me tregun. Ne kemi një pamje se ku rastet lidhen me tregun. Ne kemi sekuenca gjenetike për disa nga këto raste ... E gjithë kjo që na tregon se kishte një përhapje mes njerëzve në tregun Huanan në dhjetor, prandaj tregu ndoshta ishte një mjedis ku virusi përhapja mund të ndodhte lehtë, por nuk është e gjithë historia. Ne e dimë se ishte përhapur edhe mes individëve që nuk ishin të lidhur me këtë treg. Ata ishin të lidhur me tregun tjetër ... Pra, panorama nuk është e qartë në atë drejtim. Ne jemi ende duke punuar me hipotezën se ajo mund të ishte futur nga një person i cili ishte infektuar dhe më pas të përhapet te persona të tjerë në treg. Por mund të jetë edhe përmes prezantimit të një produkti. Ndër produktet më interesante ishin të mishrave të ngrirë. Disa nga këto specie dihet se janë të ndjeshme ndaj këtyre llojeve të viruseve”, tha Embarek.
Po ashtu edhe Dr.Liang Ëinnian, kreu i ekipit hulumtues në Wuhan, tha se virusi mund të bartet në distanca të gjata në produktet e ngrira, duke lënë të kuptohet se zhvendoset drejt importit të mundshëm të virusit. Ai gjithashtu tha se nuk kishte 'asnjë indikacion' se sëmundja ishte në qarkullim në Wuhan para dhjetorit 2019, kur janë regjistruar rastet e para zyrtare.
Embarek thotë se disa nga rastet e para të infektimeve të lidhura me tregun kishin fillimin e simptomave në dy javët e para të dhjetorit, duke treguar që ata ishin të ngjarë të infektoheshin në fillim të muajit ose në fund të nëntorit.
Lidhur me arsyen pse teoria e daljes së virusit nga laboratori është e vetmja hipotezë që është zhvlerësuar pothuajse nga të gjitha ekipet, ai sqaroi se nga vlerësimet në Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV) u vu re se ishte në një gjendje të mirë dhe se ishte "shumë e pamundur që diçka mund të shpëtonte nga një vend i tillë”.
Ekipi i ekspertëve arriti në Wuhan në 14 janar dhe pas dy javësh karantinë vizitoi vendet kryesore si tregu i prodhimeve të detit Huanan, vendndodhja e grupit të parë të njohur të infeksioneve, si dhe Institutin e Virologjisë Wuhan, i cili ka qenë i përfshirë në kërkimin e koronavirusit.
Burimi Guardian
Kinë/ Origjina e Covid është shtazore, por nuk e dimë cili është bartësi



