Një biznesmen italian, Edoardo Sarchi 44 vjeç është vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes por dyshohet se italianit i është bërë prite.
Dyshohet se personi që e ka qëlluar i ka bërë shenjë për të ndaluar me dhe më pas ka hapur zjarr drejt tij.
Pretendohet viktima qenë në shoqëri të personave të tjerë dhe se kishte dalë për gjah.
Gazmend Braçe është personi i dyshuar që po kërkohet nga policia si autor i vrasjes, i cili rezulton person me precedentë penalë.
Policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme për të gjetur autorin e dyshuar.



