Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij, në konferencën me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, me një falenderim për vendin fqinj për ndihmën që ofruan më 26 nëntor të vitit të kaluar, kur Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrimtar.

Kryeministri Edi Rama poashtu ka njoftuar se Greqia e Shqipëria do i drejtohen gjykatave ndërkombëtare për detin! Ai ka bërë me dije se së shpejti do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive
“Kemi rënë dakort që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare, së bashku Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i, në bazë të ekspertizës dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit”.
Më tej ai thotë se asnjë çështje nuk është e pazgjidhshme dhe nuk do të ketë asnjë pushtim të Shqipërisë nga Greqia nëpërmjet detit.
”E kam shumë të qartë që të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë mes detit. Nuk do ketë pushtim. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit.
Mund ta them me kënaqësi sot, se kemi rënë dakord me Greqinë që këtë çështje ta trajtojmë në instanca ndërkombëtare. Do i drejtohemi së bashku drejtësisë ndërkombëtare.”- tha Rama.
Kryeministri Rama gjithashtu nëpërmjet këtij lajmi ka sumuar edhe ata që e akuzuan për marrëveshjen e detit duke thënë se i vjen keq për ‘patriotët e detit’.
"Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u shpreh kryeministri Rama.

Nga ana tjetër ministri grek Nikos Dendias u shpreh se përcaktimi i hapësirave detare mes dy vendeve do të vendoset nga Gjykata ndërkombëtare në Hagë.
Dendias propozoi edhe një mbledhje mes dy qeverive, asaj greke dhe shqiptare, duke njoftuar gatishmërinë e vendit fqinj për zgjidhjen e çështje së Ligjit të Luftës.
Për Dendias, integrimi i Shqipërisë në Be është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.
"Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikëpritjen. Është kënaqësi dhe gëzim që rikthehem në Shqipëri pas një viti, herën e mëparshme kisha ardhur këtu pas tërmetit në Durrës, kam ndenjur për të parë se si do të qëndrojmë pranë jush, do doja t'ju falenderoj për fjalët e mira që thanë, është një përpjekje miqsh, që rezaton ndjesitë reale të popullit grek. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira, Shqipëria tregoi se brenda kushteve të COVID mund të ushtrojë një presidencë të OSBE esenciale, kjo është esenciale. Na bashkojnë shumë gjëra, duhet t'i vazhdojmë këto marrëdhënie akoma më lart. Një urë janë mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, më lejoni të theksoj kontributin esencial të grekëve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe e kundërta. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të marrim vendime në dobi të vendeve tona, integimi i Shqipërisë është një objektiv i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë dijet teknike ku ju mendoni se ju nevojiten, Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Cakajn diskutuam për përcaktimin e hapësirave detare, zgjidhja do jetë në dobi të dy vendeve, jam shumë i lumtur për të përsëritur se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë të dyja vendet së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë. Kjo marrëveshje mbështete në një qëndrim të të dyja vendeve për zgjidhjen e konvergjencave, u referuam dhe në marrëveshjen që dy venet kanë në 1996, ajo ka nevojë për thellim që të ecim së bashku në një marrëveshje të re sa i përket partneriteti strategjik, që të bëjmë një mbledhje të përbashkët. Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm do e zgjidhim së bashku dhe po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit, diskutuam edhe për urën. Nuk duhet të humbasim kohë, Shqipëria ka bërë progres për minoritet, mundet dhe japin mudësinë që të kalojnë në axhendën e tonë pozitive, një vend që është kandidat për BE lëviz në drejtim të kundër të BE, Turqia. Ajo po shkel kriteret themeltare në BE, politike dhe ekonomike, i kemi dërguar Varlehey duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor, kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor", tha Dendias.



