
Diplomatët e huaj vazhdojnë të bëjnë presion mbi klasën politike kosovare për Gjykatën Speciale.
Kryeparlamentari Kadri Veseli takon Ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie, dhe i rikonfirmoi atij qëndrimin për Gjykatën Speciale.
Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.
Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delaëie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional.
Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë detyrimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.
Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.



