
Kosova ka regjistruar 321 raste të reja me Covid dhe 5 viktima në 24 orët e fundit.
Në njoftimin zyrtar të IKSHPK-së, bëhet me dije se janë kryer gjithsej 1.648 testime nga të cilat 321 rezultuan pozitive.
Numri i përgjithshëm i infektimeve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 53.264 raste, ndërkohë që numri I viktimave raportohet të jetë 1.368 persona që kanë humbur betejën me Covid.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 45.000.



