Situata në Lezhë/ 880 ha tokë bujqësore të përmbytura, uji tërhiqet nga banesat

Situata në Lezhë/ 880 ha tokë bujqësore të përmbytura, uji tërhiqet nga banesat

Me përmirësimin e kushteve të motit, edhe në Lezhë duket më e qetë situata e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit. Janë 880 ha tokë bujqësore të përmbytura, 80 ha në njësinë administrative Dajc, Blinisht dhe 800 ha në fshatin Torovicë.

Nuk ka më shtëpi të përmbytura, por ka prezencë uji në oborret e 4 banesave në fshatin Kakarriq.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë  e kalueshme plotësisht. Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën  të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënie me 20 cm që nga raportimet e mbrëmshme. Lumi Gjadër ka rënë pak a shumë në kuota normale, duke ju larguar pikës kritike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy