Autobusi i shkollës merr flakë, humbin jetën 12 fëmijë në Afrikën e Jugut

Autobusi i shkollës merr flakë, humbin jetën 12 fëmijë në Afrikën e Jugut

Dymbëdhjetë fëmijë humbën jetën në Afrikën e Jugut kur një minibus që i çonte në shkollë pranë Johanesburgut u përmbys dhe mori flakë pasi u përplas nga një mjet tjetër.

Shoferi humbi jetën, ndërsa shtatë fëmijë të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, thanë zyrtarët në provincën Gauteng të Johanesburgut.

Pamjet televizive treguan se minibusi u shkatërrua nga flakët në aksidentin e ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Merafong, më shumë se 70 kilometra në perëndim të qytetit.

Drupal Ad

Shumica e fëmijëve ishin nga një shkollë fillore, ku nxënësit janë të moshës nga 6 deri në 13 vjeç.

Djegiet masive që pësuan viktimat e vështirësojnë identifikimin e tyre, tha zëdhënësi i departamentit të policisë së trafikut në Gauteng, Sello Maremane.

Nga të dhënat paraprake hetimore, minibusi u godit nga pas nga një kamionçinë e vogël, duke bërë që të përmbyset dhe të marrë flakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy