Rruga e Rinasit me një sens, të rritur dhe fëmijë bllokojnë rrugën: Duam zgjidhje

Rruga e Rinasit me një sens, të rritur dhe fëmijë bllokojnë rrugën: Duam zgjidhje

Banorët kanë dalë në protestë për të tretën ditë me radhë, pasi rruga që të çon drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, është bërë me një sens drejtimi.

Ditën e sotme ata janë mbledhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, duke marrë edhe fëmijët me vete, si dhe duke u ulur këmbëkryq në rrugë.

Njëri nga banorët tha për MCN Tv, se fëmijët do të mbeten pa shkollë nga devijim i rrugës.

Rruga me një kalim është, këtu vijnë tre makina për të parakaluar. Ku do i çojmë fëmijët? Do shkojmë në punë, apo do çojmë fëmijët në shkollë. Çfarë do bëjmë?

Nuk kemi nga të shkojmë, nga të punojmë tokat. Është bllokuar rruga, si ti çojmë fëmijët në shkollë në krahë? Nëse nuk ka zgjidhje, do dalim në rrugë përditë.

Përballë paralajmërimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar se situata do të mbetet e tillë deri në vjeshtë, banorët thonë se nuk do të heqin dorë nga protesta.

Banorët kanë bllokuar rrugën për të tretën ditë pas vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, se duke nga 1 maji, mjetet që vijnë nga zona e veriut duhet të ndjekin itinerarin e lëvizjes Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Me bërjen e rrugës me një sens drejtimi, banorët për kthim duhet të kalojnë te Ura e Gjolës, Fushë Prezë dhe më tej tek rrethrrotullimi i Vorës, duke pretenduar se iu shtohen afro 30 kilometra rrugë.

ARRSH njoftoi zyrtarisht se në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar. Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy