Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar gjatë natës së lënë pas në një pallat në Pogradec.

Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit Meardi Berberi, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Ai rezulton të jetë dënuar për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



