Tusk: Turqia, faktor vendimtar në zgjidhjen e konfliktit UKrainë-Rusi

Tusk: Turqia, faktor vendimtar në zgjidhjen e konfliktit UKrainë-Rusi

Gjatë vizitës së tij në Ankara, kryeministri polak Donald Tusk i bëri thirrje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që të marrë një rol udhëheqës në sigurimin e stabilitetit rajonal, duke theksuar se Turqia mund të luajë një rol vendimtar në zgjidhjen e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në përgjigje, Erdoğan e vlerësoi miratimin e armëpushimit nga Ukraina si një “hap pozitiv” dhe shprehu shpresën se Moska do të reagojë.

Ai gjithashtu përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të lehtësuar negociatat nëse të dyja palët janë të gatshme të kthehen në tryezën e bisedimeve. Erdoğan është i ftuar të vizitojë Poloninë në prill.

Ndërkohë, pas bisedimeve tetë orëshe mes SHBA-së dhe Ukrainës në qytetin saudit të Xhedah, administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi se do të heqë pezullimin e ndihmës ushtarake dhe do të fillojë ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Ukrainën.

Kjo ndodhi pasi Kievi pranoi propozimin amerikan për një armëpushim 30 ditor me Rusinë, propozim që tani duhet të miratohet nga Kremlini.

Ndërkohë, banorët e Moskës dhe Kievit kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me këtë propozim dhe ndikimin e tij.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se ka pasur kontakte me Moskën dhe se propozimi për armëpushimin 30 ditor do t’i dërgohet Kremlinit për shqyrtim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy