Sa është temperatura maksimale që mund të përballojë trupi i njeriut?

Sa është temperatura maksimale që mund të përballojë trupi i njeriut?

Temperaturat e larta mund të kenë pasoja të rënda në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek të moshuarit, pacientët që vuajnë nga zemra dhe fëmijët. Por, edhe një person me shëndet të mirë mund të rrezikojë, sepse trupi ynë lufton që të përballojë temperatura të larta për periudha të gjata. Temperatura maksimale e durueshme varet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë lagështinë. Nëse kjo e fundit është e lartë, djersitja është më e vështirë, prandaj organizmi e ka më të vështirë të ulë temperaturën e brendshme. Një studim nga profesori Lewis Halsey i Universitetit të Roehampton në Mbretërinë e Bashkuar u përpoq të përcaktonte temperaturën kritike për trupin e njeriut, e cila mund të çojë dhe në vdekjen e një personi. Studiuesit, raporton Fanpage, ekzaminuan shkallën metabolike bazale, e cila mat energjinë e konsumuar nga trupi për të vazhduar funksionimin e duhur. Në kushtet e nxehtësisë dhe lagështisë së madhe, kjo normë rritet ndjeshëm. Studimi është ende në vazhdim, por është vërtetuar se temperatura e sipërme kritike për trupin e njeriut është diku midis 40°C dhe 50°C. Nxehtësia prodhon vazodilim dhe për rrjedhojë një ulje të presionit të gjakut, duke e detyruar zemrën të punojë më shumë, kjo shpesh shkakton takikardi . Kjo situatë mund të çojë në goditje në tru ose sulm në zemër tek ata të predispozuar. Nëse trupi nuk është në gjendje të mbajë temperaturën e brendshme afër 37 ° C, funksionet normale të organizmit rrezikohen. Në veçanti, nëse temperatura e brendshme kalon 42°C për një periudhë të zgjatur, proceset enzimatike (siç është prodhimi i proteinave) dhe ato biokimike nuk kryhen siç duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy