
Në tetor, iPhone 12 u bë smartfoni më i shitur 5G në botë, i ndjekur nga iPhone 12 Pro, një model tjetër i prezantuar në tetor nga kompania me bazë në Cupertino. Të dhënat dalin nga një analizë e kompanisë Counterpoint.
Së bashku, të dy pajisjet Apple vlejnë pothuajse një të katërtën e të gjitha shitjeve të pajisjeve 5G në botë. Shitjet janë të larta në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kinë dhe Japoni, ku pajisjet e gjeneratës së fundit të Apple konkurrojnë me ato Android të prodhuesit vendas.
Sipas analistëve, kjo përfaqëson një nxitje të adoptimit të teknologjisë 5G mmWave për momentin në dispozicion vetëm në modelet e Apple të shitura në SHBA, e cila është më shumë se dyfishuar nga 5% në shtator në 12% në tetor falë iPhone 12 dhe do të nxisë operatorët për të shpejtuar instalimin dhe rrjetet me këtë teknologji.
Në vendin e tretë të pajisjeve më të shitura 5G është Samsung Galaxy Note 20 Ultra 5G në treg që nga shtatori. Në vendin e katërt dhe të pestë gjejmë respektivisht Huawei Nova 7 5G dhe Huawei P40 5G. Në vendin e gjashtë Oppo A72 5G dhe në të shtatin Huaëei P40 Pro 5G.



