Veliaj: Kurseni ujin, solidarizohuni me familjet që nuk kanë

Veliaj: Kurseni ujin, solidarizohuni me familjet që nuk kanë

Bashkia e Tiranës ripërsërit apelin drejtuar qytetarëve për mosshpërdorimin e ujit të pijshëm. Kryebashkiaku Veliaj tha se të gjithë duhet të solidarizohen me njëri-tjetrin në kushtet e thatësirës në një qytet me 1 milion banorë.

“Kemi kaluar një situatë jo të lehtë në Tiranë sa i përket çështjes së ujit të pijshëm. Dua të ftoj të gjithë qytetarët për pak solidaritet. Kjo do të thotë se fati i dikujt tek Astiri që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Kinostudio që po vadit bahçen; fati i dikujt në Tiranën e Re që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Shkozë i cili po lan lokalin. Do të thotë që në këtë qytet, vërtet jemi 1 milionë banorë, por fatet i kemi të lidhura bashkë, ndaj është shumë e rëndësishme që të tregojmë solidaritet”, tha Veliaj.
Veliaj tha se situata paraqitet problematike vetëm në një pjesë të qytetit, por sipas tij është një situatë ku vlen të kursehet uji nga të gjithë banorët e kryeqytetit. 

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që le të presë makina, le të presë bahçja ose të përdorim ujë pusi, por le të mos lëmë pa ujë njerëz në zona si ajo e Astirit. Vërtet nuk është gjithë Tirana, është 10-15% e kryeqytetit në këtë situatë, por është mjaftueshëm e dëmshme për të kuptuar që dikush tjetër që po abuzon për të freskuar rrugën e vet për të vaditur bahçen e për të larë makinën, realisht po lë një familje tjetër në Tiranë pa ujë”, u shpreh Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy