Si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit?

Si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit?

Në Shqipëri, për herë të parë, do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve. Sistemi është testuar më herët nga KQZ dhe ka shfaqur efikasitet të plotë.

Në zgjedhjet e vitit 2021 votuesit shqiptarë do të kenë mundësi të bëjnë dy zgjedhje. Ata do të votojnë partinë politike por gjithashtu kanë mundësi të zgjedhin edhe kandidatin e preferuar nga lista e saj.

Ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor në vitin 2021 sollën edhe ndryshimin e rregullave të zgjedhjeve të përgjithshme.

Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj here votuesit do të kenë në fletën e votimit edhe një vend ku votohet për kandidatin e tyre të preferuar.

Zgjedhësit kanë mundësi të zgjedhin vetëm një kandidat nga partia që ata votojnë. Nëse nuk e zgjedhin, vota i shkon partisë për renditjen që ajo i ka bërë kandidatëve. Që fleta e votimit të jetë e vlefshme mjafton që të votohet një parti, koalicion ose kandidat i pavarur.

Votat preferenciale që marrin kandidatët kanë vlerë pasi mund të ndryshojnë renditjen e listës.

Kjo ndodh vetëm në një rast, kur kandidati ka marrë më shumë vota sesa mesatarja e votave që ka marrë partia për një mandat në atë qark.

Mesatarja e votave del nga pjesëtimi i numrit total të votave që ka marrë partia në një qark me numrin total të mandateve që ka qarku.

Nëse ndonjë nga deputetët që nuk ka fituar sipas renditjes së partisë, ka marrë më shumë vota se mesatarja, atëherë ai ngjitet në pjesën fituese të listës duke zbritur kandidatin e fundit që ka fituar. Nëse ky i fundit është grua, atëherë zbret kandidati i renditur sipas saj.

Në tërësi, në Shqipëri, janë 12 qarqe. Këto përfshijnë brenda tyre 61 bashki, të ndara në 92 Zona të Administrimit Zgjedhor.

Janë 383 njësi administrative të përfshira kurse qendra votimi ndërkaq, janë 5 mijë e 199. Pikërisht në dhomat e fshehta të këtyre të fundit, mund të votojnë këtë vit 3 milionë e 588 mijë e 869 zgjedhës shqiptarë.

Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1.841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra.  Në këto zgjedhje 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë. 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy