Vetingu i politikanëve/ Basha: Kush e meriton, do largohet nga politika

Vetingu i politikanëve/ Basha: Kush e meriton, do largohet nga politika

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku nënvizon se “ndryshimi do të bëhet me çdo kosto”.

 Në mesazhin e tij, lideri demokrat thekson se çdo alibi kundër vettingut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.

Sipas Bashës, kush e meriton, do të largohet nga politika, qoftë socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër.

 “I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika. S’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër. Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Peng të një klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike. Ky ka qenë lajtmotivi i gjithë qëndrimeve tona për dy vite. Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit. Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy