Zelensky, Putin, Biden dhe Xi mes 100 njerëzve më me ndikim në botë për 2022

Zelensky, Putin, Biden dhe Xi mes 100 njerëzve më me ndikim në botë për 2022

Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin, Joe Biden, Xi Jinping, Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen janë ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë, në kategorinë 'Udhëheqës', sipas renditjes së Time.

Në mesin e 100 njerëzve më me ndikim është edhe presidentja e BQE-së,  Christine Lagarde në kategorinë 'Titans', ku përfshihen edhe CEO-t e Apple dhe Amazon, Tim Cook dhe Andy Jassy.

Në kategorinë 'Icons', Time emëron aktorin Keanu Reeves, këngëtaren Adele dhe tenistët Rafael Nadal dhe Peng Shuai, ndërsa në kategorinë 'Inovatorët' përfshihet Zendaya.

Pranë tyre janë mbretëresha e ekranit të vogël Oprah Winfrey dhe Kris Jenner, nëna e Kardashianëve.

Midis artistëve janë kurorëzuar Pete Davidson , partneri aktual i Kim Kardashian, Carrie of Sex and The City Sarah Jessica Parker , aktorja me origjinë ukrainase Mila Kunis dhe Jeremy Strong dhe Zoe Kravitz.

Në listë janë edhe yjet e futbollit amerikan Megan Rapinoe, Becky Sauerbrunn dhe Alex Morgan të cilët së fundmi arritën të mbledhin një fitore të rëndësishme me pagë të barabartë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy