Deliu: Ushtria shqiptare ka mungesë infrastrukture, s’kemi burime për të mbajtur shumë baza ushtarake (VIDEO)

Deliu: Ushtria shqiptare ka mungesë infrastrukture, s’kemi burime për të mbajtur shumë baza ushtarake (VIDEO)

Deputeti socialist Denis Deliu, anëtar i Komisionit të Sigurisë, për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit thotë se shërbimet e inteligjencës izraelite dështuan dhe vendi u gjet i papërgatitur, por se shteti i Izraelit është i bindur që t’i shkojë deri në fund këtij operacioni.

I pyetur nëse kur ka një konflikt duhet të merren masa, ai tha se shtetet kanë procedura standarde për marrjen e masave në bazë të informacioneve që kanë.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se në bazë të informacioneve vendoset gjendja e gatishmërisë, ndërsa nënvizoi se përhapja e vatrave nuk është gjë e mirë, pasi nga lufta në Ukrainë, kalohet në Izrael, teksa nënvizoi se edhe situata në Kosovë nuk është e lehtë.

Lidhur me situatën e mbrojtjes në Shqipëri, Deliu foli për keqpërdorim dhe keqinformim për mbjelljen e reparteve ushtarake me drogë.

Si ish-ushtarak më dhemb shpirti kur dëgjoj se te reparti i forcave elitë u gjet kanabis i mbjellë, por kjo është e pavërtetë, pasi u gjet në një poligon ku bëhen qitje me artileri.

Kjo ngjarje është ende nën hetim, fakti që ushtarakët u liruan nga gjykata tregon që nuk kanë qenë të implikuar dhe lajm shumë e mirë që figura e ushtarakut të mos nxihet për qëllime politike.

Shqipëria është një vend me probleme të mëdha por lidershipi politik fatmirësisht ka kuptuar se ushtria duhet të ketë vëmendje të veçantë dhe kushti 2% plotësohet. Në vitin 2024 e kalojmë këtë buxhet me 2.02%.

Për sulmet terroriste dhe Shqipëria është vend europian dhe anëtar i NATO-s, strukturat e shohin me parandalim sulmin terrorist dhe nëse ndodh me çlirimin e pengjeve dhe garantimin e sigurisë.

Dhe shërbimet e inteligjencës së ushtrisë dhe SHISH në bashkëpunim me njëra tjetrën veprojnë në sekret të plotë. Tani kuptojmë që lufta është pranë.

Ndërkohë që Shqipëria është vend i NATO-s dhe monitorohet nga NATO si për strukturën e forcave dhe gatishmërinë ushtarake dhe i kërkohen disa kritere, si shërbimi inteligjent, forcat komando, te forcat ajrore kemi disa problematika që janë drejt zgjidhjes.

NATO i kërkon kapacitete Shqipërisë dhe e monitoron atë. Kemi një batalion të këmbësorisë të dislokueshëm brenda 45 ditëve.

Një batalion është 450-600 veta, që i kërkohet nga NATO të dislokohet brenda 45 ditëve. Është dhe një batalion i forcave speciale që duhet të dislokohen brenda 48 orëve.

Shqipëria ka bërë porosi për dron të armatosur bajaraktarë, 3 kanë ardhur, të tjerë presim. Për dronët bajraktarë po trajnohen njerëz.

Ushtria nuk krijohet për një ditë, kërkon kohë për të përballuar edhe psikologjinë e luftës. Ka gjëra që mbeten për tu rregulluar.

Por lidershipi politik është bindur se ushtria duhet të zërë vendin e duhur në investimin buxhetor. Ne mund të mos kemi nëndetëse dhe forca ajrore speciale, por mund të kemi forca të tjera apo shërbimet e inteligjencës.

Ne kemi shërbyer në rol parësor në 2010-2018, ku ka kryer tetë misione dhe në njërin prej tyre ka humbur edhe kapiten Feti Vogli në Afganistan, në atë mision ku kam qenë dhe unë pjesë.

Shqipëria ka forca speciale me eksperiencë shumë të madhe, forcat e këmbësorisë që kanë shkuar në çdo mision.

Kemi mungesë në infrastrukturë, kishim mungesë në trajtimin financiar, por pagat e ushtarakëve u rritën me 37% dhe do rriten prapë.

Kemi një strategji për t’i motivuar. Jemi në rrugën e duhur por fokusi do jetë akoma më i madh.

I pyetur se si mund të japim kontribut në raport me Kosovën, ai deklaroi se Shqipëria ka forca që mund të japin kontribute dhe se vendit tonë i takon që të rrisë praninë e trupave në Kosovë, ndonëse kemi batalion këmbësorie, grup të forcave ushtarake dhe prani të policisë ushtarake.

Sipas tij, duhet rritur numri i trupave në Kosovë dhe ndërsa fitojnë eksperiencën e duhur mund të kontribuojnë më shumë për sigurinë.

Për gatishmërinë e helikopterëve, Deliu deklaroi se kemi 5 helikopterë, ndërsa për kontratat shtoi se janë sekrete.

Për bazat ushtarake, në kohën e komunizmit ishim shumë të fortë ushtarakisht dhe ishim kundër shumë shteteve.

Tashmë ka shumë baza që Shqipëria nuk ka burime njerëzore për t’i mbajtur dhe mbrojtur.

Në planin e shpërndarjes së bazave, është dhe plani i bazave detare që mblidhet një komision me analistë, forca të mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidentit, vendoset kur këto baza nuk i shërbejnë vendit dhe nuk kemi kapacitete.

Në momentin kur Këshilli vendos se nuk shërbejmë, jemi përballë një rasti që t’i mbajmë kot apo t’i vendosim në punë që t’i shërbejnë shtetit dhe kombit.

Në bazën e Sarandës kemi pasur nëndetëse dikur, sot nuk kemi. Siguria jonë detare nuk është cenuar, pasi ne bashkëpunojmë me NATO-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy