Ka përfunduar sot testi fizik për 7 kandidatët që janë ende në garë për kreun e BKH-së, raporton gazetari Arsen Rusta për Mcn Live. Pritet që brenda pak ditësh SPAK dhe komisioni i drejtuar nga Dumani, si dhe Kraja e Dibra, të bëjnë me dije rezultatet e testit. Pas fazës së sytë, do të vijohet me esenë, intervistën, testin poligrafin, dhe faza finalë do të jetë Vetingu.
“Prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur grumbullimi i 7 kandidatëve, të kualifikuar në fazën e parë, në garën për kreun e BKH dhe 7:30 ka nisur testimi fizik, që ka pasur disa elementë, mes të cilëve edhe pompat e barkut, pra palosjen, dhe sprintin prej 300 metra.
Numri maksimal i pompave me kohë të kufizuar, kanë qenë 300 pompa me krahë, dhe një vrapim 2,4 km me kohë të kufizuar. Ka përfunduar testi fizik dhe pritet që brenda pak ditësh SPAK dhe komisioni i drejtuar nga Dumani, Kraja dhe Dibra, të bëjnë me dije rezultatet e testit. Përfaqësuesi nga SPAK në këtë test ka qenë Behar Dibra, që e ka ndjekur nga afër së bashku me përfaqësues ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të Universitetit të Sporteve.
Kjo është faza e dytë, më pas do vijohet me esenë, intervistën, testin poligrafin, dhe faza finalë do të jetë Vetingu. I zgjedhuri i ri do ketë një mandat 5 vitesh. Skualifikimi ndodh në fazën e 4. Testi fizik dhe rezultatet e tij nuk të pengojnë për të vazhduar testet e tjera. Kush plotëson më shumë pikë, nga 106, komisioni do t’i propozojë KLP-së emrin”.



